Goditi me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Goditi me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi goditi fizikisht dhe me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen ”1 Maji”.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë,u  arrestua në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin R. N., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy