Vdes në rrethana misterioze i dënuari në burgun e Zaharisë, nis hetimi për gardianin

Vdes në rrethana misterioze i dënuari në burgun e Zaharisë, nis hetimi për gardianin

Policia ka nisur hetimet për një gardian të burgut të Zaharisë në Krujë pas vdekjes në rrethana ende të paqarta të një të burgosuri. Mësohet se D.C., 37 vjeç, punonjës policie i regjimit të brendshëm në IEVP Zahari është vënë nën hetim pasi dje në orët e para të mëngjesit, i dënuar me inicialet F.A., 49 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Krujës.

Sipas informacioneve, i burgosuri ka shfaqur probleme kardiake. Por, vdekja e tij e dyshimtë ka bërë që policia të procedojë gardianin për shpërdorim detyre.

“Më datë 05.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari, Krujë, pasi më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Neni 248 i Kodit Penal”, njofton zyrtarisht policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy