Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur

Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ksamil, rreth orës 18:30, ku një mjet lundrues tip jet ski është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Albiano Kreçi rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, teksa lundronte në det dyshohet se me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në kuadër të monitorimit të hapësirës detare.

 

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i jet skisë ka mbetur i dëmtuar dhe është nxjerrë menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandë, por, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

 

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy