
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur minutat e para të vitit 2021 në Itali, ku një shtetas shqiptar ka qëlluar me armë në drejtim të dy shtetasve marokenë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Milano, ndërsa gjithçka ka nisur pas një konflikti rreth orës 00:43 të mëngjesit të datës 1 janar.
Të plagosur kanë mbetur dy shtetasit marokenë, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi I ngjarjes. Një nga të plagosurit ndodhet edhe në gjendje kritike për jetën.
Pritet që përmes kamerave të sigurisë në zonën Gigante në Milano, të bëhet i mundur identifikimi i autorit shqiptar, i cili ende nuk dihet.



