
Një 27-vjeçar me inicialet J.C. përfundoi në prangat e policisë pasi i vodhi me dhunë varësen shtetasit me inicialet O.S.
Babai i këtij të fundit A.S, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Shtetasi A.S. është proceduar po ashtu nga policia.
NJOFTIMI
I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 27-vjeçari.
Në lidhje me ngjarjen, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S. Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



