
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mirëpriti sot në një takim zyrtar homologun e tij kosovar, U.D. kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi dhe delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë takimit, palët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.
Të dy personalitetet vlerësuan se bashkëpunimi ndër-institucional duhet të intensifikohet në të ardhmen.



