Si pasojë e motit të keq, situata në Njësinë Administrative Shalë, të Bashkisë Shkodër paraqitet e rënduar.
Nga shembjet e një masivi inertesh për shkak të reshjeve inetensive janë bllokuar 5 mjete dhe 9 persona në aksin rrugor Breg Lumi–Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj.
Ndërkaq, Bashkia Shkodër ka vijuar punën për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar, duke vënë në punë makinerit e rënda dhe fadromat për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën.



