Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 15-vjeçarin

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 15-vjeçarin

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas aksidentit i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy