Gazetari i BIRN, Besar Likmeta, u shpreh në studion e emisionit KRONOS se politikanë shqiptarë na gënjejnë kur bëjnë fotografi me zyrtarët të Shteteve të Bashkuara dhe më pas thonë se kanë mbështetjen e tyre. Sipas tij, për këto takime paguhen dhe shqiptarëve duhet t'u tregohet origjina e këtyre parave.
“Përdorimi i këtyre parave të errta nga politikanë shqiptarë për të siguruar këto fotografitë që të na gënjejnë dhe gënjëjnë votuesin se kanë mbështetjen e SHBA-ve nuk është mënyra etike e të bërit politike. Sigurisht ka një lloj interesi për të ditur se cila është origjina e këtyre parave se përgjithësisht politikanët apo zyrtarë në Shqipëri paratë i bëjnë nga korrupsioni, nga shpërdorimi i detyrës dhe nganjëherë nga burime të krimit të orgaanizuar. Qofshin ruse apo joruse, është e rëndësishme që publike të ketë informacion se cila është origjina e këtyre parave që përdorin partitë politike shqiptare për të lobuar”, tha Besar Likmeta, gazetar i BIRN.



