Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me fishekë gati për qitje. Policia njoftoi se 50-vjecari është me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me precedent kriminal që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat” organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "KOMANI", në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy