Krimi në Gramsh, autori kishte shfaqur depresion dhe shenja xhelozie për bashkëshorten

Krimi në Gramsh, autori kishte shfaqur depresion dhe shenja xhelozie për bashkëshorten

Reporteri i MCN TV, Enes Memolla ka sjellë detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Tervol të Gramshit.

Në një lidhje telefonike me studion e lajmeve gazetari raporton se Xhevit Sinani kishte kaluar një periudhë depresioni dhe se disa nga fqinjët e autorit të vrasjes së dyfishtë janë shprehur se i moshuari kishte shfaqur shenja xhelozie për gruan e tij, Zeqine Sinani.

Xhavit Sinani ka kaluar një periudhë depresioni. Të pyetur nga MCN TV fqinjët janë shprehur se nuk e prisnin të ndodhte një tragjedi e tillë pasi autori njihej si njeri i qetë dhe që nuk kishte pasur problematika në fshat. Por, të tjerë janë shprehur se i moshuari kishte kaluar depresion dhe shfaqte shenja xhelozie për gruan. Autori u largua nga vendngjarja. 

Xhevit Sinani vrau vëllain dhe gruan pasditen e sotme me sëpatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy