
Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”.
Shtetasja M. D., me profesion notere, dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke shpërdoruar detyrën.
Pas veprimeve procedurale dhe konsultimit me prokurorin, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.



