
Dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë 7 persona të cilët janë arrestuar në kuadër të aksionit mbarëkombëtar "Tempulli" 7 të arrestuarit po njihen me masën e sigurisë në seancën gjyqësore të nisur pak momente më parë. Seanca gjyqësore po mbahet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Vlorës.
Të mërkurën përpara Gjykatës së Shkallës sa Parë në Vlorë mbërritën 5 persona. Mes të cilëve gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest në shtëpi" për 3 persona teksa u la në fuqi masa e sigurisë "arrest me burg" për dy të tjerë.
Jurgen Mustaj arrest me burg
Detan Meçaj arrest në shtëpi
Edmond Mustaj arrest me burg
Eduard Musai arrest në shtëpi
Ervi Rrapaj arrest në shtëpi
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancën gjyqësore të kryera përgjatë të mërkurës.
Në total nga aksioni tempulli në Vlorë janë arrestuar 32 persona 20 prej së cilëve përgjatë muajve Nëntor-Dhjetor për të cilët është dhënë masa e sigurisë dhe 12 brenda 24 orëve.
12 të arrestuarit në datën 23 Janar pritet të përfundojë sot njohja e tyre me masën e sigurisë.



