4 të vdekur dhe 52 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

4 të vdekur dhe 52 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut përsëri është rritur, duke regjistruar edhe 52 raste të reja.

Rastet e reja janë nga: Shkup (26), Kumanovë (6), Shtip (7), Tetovë (9), Strugë (2), Veles (1) dhe Koçani (1).

Fatkeqsisht kemi edhe 4 raste të përsonave që kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, 2 prej tyre janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Velesi.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 30 pacientë të cilët janë shëruar plotësisht.

Maqedonia e Veriut e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në rajon. Vendi me rreth 2 milion banorë ka regjistruar 122 viktima deri tash, mbi 2 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 470 raste aktive. Ekspertët e shpjegojnë këtë me testet e shumta që janë bërë, madje edhe tek personat e vdekur nga sëmundje të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy