Nën kërcënimin e thikës, tentohet t’i vidhet celulari një vajze në Vlorë

Nën kërcënimin e thikës, tentohet t’i vidhet celulari një vajze në Vlorë

Një person në Vlorë, tenton që t’i marrë nëpërmjet forcës, nën kërcënimin e një thike telefonin celular, një vajze 18-vjeçare e cila ishte duke ecur në rrugë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë. 

Mjeti prerës i cili dyshohet se ka përdorur i dyshuari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy