IKMT prish 27 objekte në Velipojë/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve të bareve

IKMT prish 27 objekte në Velipojë/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve të bareve

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur sot një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun.

Gjatë këtij aksioni, pronarët kanë kundështuar shembjen e objekteve të tyre dhe theksojnë se janë të pajisur me dokumentacionin e duhur.

Pavarsisht tensioneve të krijuara IKMT ka prishur 27 objekte në zonën e rërës të cilat janë ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare.

Sakaq, pronarët e bizneseve janë shprehur se objektet janë prishur në mënyrë selektive sipas bindjeve politike.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Ndërkohë, Policia iu ka sqaruar se ky është një plan masash për sezonin e ri turistik dhe se ata duhet të largohen nga bregdeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy