Koreja Veriore hedh raketa në det për dy javë rradhazi

Koreja Veriore hedh raketa në det për dy javë rradhazi

Ushtria e Koresë Veriore i ka hedhur tri raketa të paidentifikuara në ujërat lindore. Ky veprim erdhi vetëm një javë pasi vendi komunist i hodhi dy raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi.

Raketat u hodhën nga qyteza Sondok, bëri të ditur komanda qendrore e ushtrisë së Koresë Jugore. Në këtë qytezë gjendet një bazë ajrore e ushtrisë dhe Koreja Veriore hodhi raketa edhe vitin e kaluar.

Ushtria e Koresë Jugore njoftoi se raketat e vendit fqinj fluturuan rreth 200 kilometra dhe e arritën lartësinë e 50 kilometrave nga sipërfaqja e tokës.

Ministri japonez i mbrojtjes, Taro Kono, tha se duket që këto ishin raketa balistike dhe ato nuk kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, ndonëse qeveria është duke i hetuar hollësitë rreth hedhjes së tyre.

Koreja Veriore i hodhi dy raketa me rreze të shkurtër më 2 mars, tre muaj pas ndërprerjes së këtyre aktiviteteve. Lëshimi i raketave është mbikëqyrur nga lidere i shtetit, Kim Jong Un, shkruan “The Guardian”.

Pjongjangu është duke u përballur me sanksione të shumëfishta nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore dhe vendet e tjera për shkak të programit të armëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy