112 vjetori i diplomacisë shqiptare/ Hasani: Të forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vjetori i diplomacisë shqiptare/ Hasani: Të forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë ishte qeveria e parë krijuar nga Kuvendi i Vlorës, me 4 dhjetor 1912. Krijimi i saj u vendos nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i cili me kërkesë të Ismail Qemalit e caktoi vetë përbërjen e qeverisë.

Në shënim të kësaj dite, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare

Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë.

Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë.

Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e organizimit të Shtetit të ri Shqiptar, duke u mbështetur në forcat kombëtare. Qeveria e përkohshme e Vlorës zhvilloi një veprimtari të gjerë diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, si pranë Fuqive të Mëdha, ashtu edhe pranë shteteve fqinje. Vetë Ismail Qemali (i shoqëruar nga L. Gurakuqi e I. Boletini bëri një udhëtim nëpër kryeqytetet e Fuqive të Mëdha të Europës (prill- maj 1913) dhe u ndal veçanërisht në Londër, ku pati takime me personalitete të ndryshme, burra shteti e diplomatë. Fuqitë e Mëdha nuk e njohën Qeverinë e Vlorës dhe kjo ra në një izolim të plotë. Në janar 1914 Komisioni Ndërkombëtar i Kontrrollit e implikoi atë në të ashtuquajturin komplot të Beqir Grebenesë, gjë që çoi në dorëheqjen e detyruar të I. Qemalit, më 22.01.1914. Pushteti kaloi në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.

Bilanci i veprimtarisë së Qeverisë së Vlorës si brenda vendit, ashtu edhe në plan ndërkombëtar ka qenë i kufizuar.

Megjithatë, ajo ka qenë e vetmja qeveri kombëtare e dalë nga vetë gjiri i Lëvizjes së Pavarësisë.

Ajo mishëroi idealin kombëtar shqiptar dhe me veprimtarinë e saj konkrete, tregoi se shteti i ri shqiptar i ngritur mbi themele kombëtare do të kishte dalë nga stadi embrional, nëqoftëse do të gjente mbështetje në politikën e Fuqive të Mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy