Gazetari Xhevari Zhabina, jep detaje për rikthimin e gjobëvënies në zonën e Kamzës, ku tre persona i vunë tritolin pronarit të godinës, pasi nuk iu kishte dhënë 500 mijë euro autorëve të dyshuar.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se biznesmenët detyrohen të bëjnë marrëveshje me grupet kriminale, pasi përballen me kërcënimet e tyre.
Gjobat ndaj bizneset janë shumë të majme, ku ndaj personit që ka këtë restorant në zonën e Kamzës, është vendosur një gjobë prej 500 mijë euro.
Një gjobë goxha e madhe, kjo edhe për shkak të aktivitetit, të pronarit Saimir Sinës, që ka objektin, jo restorantin. Personat që kanë vendosur gjobën, tre prej tyre janë ndaluar, ndërsa personi kryesor është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Deri në këtë moment policia dhe Prokuroria Tiranë nuk kanë shkuar drejt akuzës së grupit të strukturuar kriminal, në mënyrë që dosja t’i kalojë SPAK.
Jeton Lami është i famshëm se ka qenë personi i fundit që ka takuar Ervis Martinaj, ka qenë shofer i tij dhe ka qenë pjesë e policisë asokohe.
Është marrë në pyetje për këtë histori nga Prokuroria e Lezhës e cila po heton zhdukjen e Martinaj. Bëri dhe burg dhe aktualisht që flasim ishte një njeri i lirë deri në momentin kur u përfshi në ngjarjen e Kamzës.
I shpalluri në kërkim Ervis Lami, është kushëriri i Jeton Lamit dhe dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës në zonën e Kamzës, i cili ishte postier në zonë.
Mbetet i paqartë konflikti që këta persona mund të kenë pasur me njeri tjetrin që çuan në vrasjen e Lulzim Vishës.
Ndërsa nga mënyra si ka ndodhur gjobëvënia dhe shifra e majmë, tregon se është një ngjarje e rëndë.
Biznesmenët detyrohen të bëjnë marrëveshje me grupet kriminale, pasi përballen me kërcënimet e tyre.



