
Një person ka përplasur me makinë një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja në Durrës.
Policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
E mitura është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ es.



