
Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”, Elbasan.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy automjete.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.



