Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në sheshin “Taulantia” në Durrës, sic thote policia, si pasoje e vendosjes se eksplozivit.
Nga të dhënat e para dyshohet se automjetit tip “Land Rover” i është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse ne pjesen e perparme.
Deklarata e policise:
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.



