U kap me drogë në makinë, arrestohet 37-vjeçari/ Procedohet edhe pasagjeri italian

U kap me drogë në makinë, arrestohet 37-vjeçari/ Procedohet edhe pasagjeri italian

Një 37-vjeçar me inicialet A. K. që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte është arrestuar nga Policia.

Ndërkohë që është proceduar penalisht edhe pasagjeri italian në makinë.

 

NJOFTIMI

DVP Durrës/Policia, kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte. Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy