Masat e forta në Rinas në kuadër të festave/ 13 persona të ndaluar me dokumenta false

Masat e forta në Rinas në kuadër të festave/ 13 persona të ndaluar me dokumenta false

Më shumë se 55 mijë qytetarë shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Sipas njoftimit zyrtar nga ky aeroport, këta udhëtarë janë futur brenda vendit vetëm javën e fundit të muajit dhjetor, duke nisur që më datën 23 dhjetor.

Ndërsa përsa u përket masave të marra, Policia Kufitare e Riansit bën m dije se shtuar masat e sigurisë për të përbaluar fluksin. Pas kontrolleve, mësohet se 13 persona janë kapur me dokumenta false.

Njoftimi i policisë Rinas

Policia Kufitare e Rinasit, masa për përballimin e fluksit në hyrje dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve. Prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë. Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Javën e fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 13 raste me dokumente të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti, viza të vendeve të BE-së dhe personat që kanë tentuar ta kalojnë kufirin me këto dokumente janë proceduar penalisht për “Falsifikimin të dokumenteve” dhe për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.  Policia Kufitare ka marrë masa për përballimin e fluksit edhe në dalje, në ditët e para të vitit të ri, si dhe për një kontroll sa më efikas në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy