KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj

KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj

Komisioni i Posaçëm i Apelimit më 29 korrik, do të japë vendimin për prokurorin, Besim Hajdarmataj.

Në konkluzionet përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për të shkarkuar nga detyra prokurorin, Besim Hajdarmataj, i cili ka kaluar shkallën e parë të Vetingut.

Sipas komisionerit, vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit në shkallën e parë, është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për ta shkarkuar nga detyra.

Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia dhe u referua për procedim disiplinor për një hetim të mbyllur të vitit 2010.

Nga ana e tij prokurori Besim Hajdarmataj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë.

Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, vendimi u ankimua në Kolegj.

ONMOperacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar që prokurori të largohet nga sistemi, pasi ka dyshime për fshehje pasurie dhe mungesë profesonializmi në rolin e drejtuesit.

Gjatë seancave në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Hajdarmataj është përplasur edhe me përfaqësuesin e ONM-së, Theo Jacobs.

Hajdarmataj është një nga prokurorët që hetoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy