Tentoi të kalonte 11 emigrantë drejt Italisë me gomone/ Arrestohet organizatori nga Afganistani

Tentoi të kalonte 11 emigrantë drejt Italisë me gomone/ Arrestohet organizatori nga Afganistani

Policia Kufitare e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pranë ishullit të Sazanit, ku 11 emigrantë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin teksa lundronin me një gomone drejt Italisë.

 

Si rezultat i hetimeve të shpejta, është identifikuar dhe arrestuar organizatori i dyshuar i tentativës për transportimin e tyre të paligjshëm.

 

Në pranga ka rënë shtetasi M. E., 43 vjeç, me origjinë nga Afganistani, i cili dyshohet se kishte organizuar nga Greqia futjen e paligjshme në Shqipëri të 10 shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt Italisë.

 

Sipas hetimeve paraprake, 43-vjeçari kishte marrë gomonen në zonën e Semanit, në Fier, në një vendndodhje që i ishte dërguar nga një shtetas shqiptar, i cili ende nuk është identifikuar. 

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, arrestuan në flagrancë M. E. për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Ndërkohë, 10 emigrantët e tjerë nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti janë proceduar penalisht për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se 43-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas shqiptar ende të paidentifikuar, kishte organizuar futjen e emigrantëve në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë dhe më pas transportimin e tyre me gomone drejt Italisë.

 

Strukturat hetimore të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe goditjen e rrjetit të dyshuar të kontrabandimit të emigrantëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy