I gjenden 27 kg në makinë, arrestohet pronari, në kërkim transportuesi

I gjenden 27 kg në makinë, arrestohet pronari, në kërkim transportuesi

Një 48-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi në mjetin e tij u gjet një sasi prej 27 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Pas marrjes së informacionit se në mjetin e tij kishte kanabis, policia është vënë në ndjekje të një personi, që më pas është identifikuar si K.Q., 30 vjeç, banues në Shkodër.  Ndërsa lëvizte në lagjen "Skënderbeg" Shkodër, atij i është dhënë sinjal për të ndaluar, por nuk i është bindur urdhrit duke vazhduar lëvizjen.

Gjatë ndjekjes nga policia, 30-vjeçari ka braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi. Nga kontrolli që është ushtruar në mjetin që drejtonte, tip "Mitsubishi" me targë AA 193 NL, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti është në pronësi të shtetasit Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili është vënë në pranga.

Malaj dyshohet se bashkëpunonte me 30-vjeçarin dhe ia kishte dhënë me qera mjetin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy