Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytet.
Siç shihet në fotot e siguruara nga MCN tv, makina taxi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe me drurin duke shkaktuar dëme në automjet.
Nuk raportohet për të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e aksidentit.



