Në makinë me 10 kg kanabis, arrestohen dy persona në Fushë Krujë

Në makinë me 10 kg kanabis, arrestohen dy persona në Fushë Krujë

“Aksi” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u arrestuan dy persona dhe u sekuestrua 10 kilogramë kanabis sativa dhe një armë gjahu pa leje.

Gjatë këtij operacioni në aksin rrugor Nikël-Fushë Krujë, u vunë në pranga Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e policisë, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, dy thasë me lëndë të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë. 

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy