Kërcënoi të atin, dhunoi bashkëshorten dhe vodhi një shumë parash/ Në pranga 41-vjeçari

Kërcënoi të atin, dhunoi bashkëshorten dhe vodhi një shumë parash/ Në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar me inicialet Z.G. është arrestuar nga policia pasi vetëm në 10 ditët e fundit kishte kërcënuar të atin, ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, si dhe kishte vjedhur një celular dhe një shumë parash në banesë.

 

Drupal Ad

 

 

 

NJOFTIM

Gjatë 10 ditëve të fundit, kanosi me fjalë babanë e tij (i pajisur me urdhër mbrojtjeje), ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vodhi një celular dhe një shumë parash në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:   

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy