E rëndë në Korçë/ Babai humb kontrollin e mjetit, përplas fëmijën 6 vjeç

E rëndë në Korçë/ Babai humb kontrollin e mjetit, përplas fëmijën 6 vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 6, të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur djalin e tij të mitur.

6-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy