Janë zbardhur detaje tronditëse lidhur me vdekjen e yllit të “Friends-ave”, Matthew Perry.
Sipas autoriteteve amerikane, pesë persona janë marrë zyrtarisht si të pandehur për vdekjen e aktorit, mes të cilëve edhe një mjek, njofton BBC.
Ky i fundit, i identifikuar si Salvador Plasencia bleu 10 shishe me ketaminë. Më pas, mjeku u takua me Perry dhe ndihmësin e tij Kenneth Iwamasa, një tjetër i pandehur në këtë rast, në një parking publik në Long Beach, Kaliforni, ku Plasencia i injektoi Perry-t ketaminë ndërsa ishte brenda një automjeti.
Dy ditë më vonë, Plasencia i injektoi Perry-t një dozë të madhe ketamine në shtëpinë e aktorit, gjë që bëri që ai të gjente vdekjen.
Administratorja e DEA tha se Perry kërkoi trajtim për depresionin dhe ankthin. Ai përfundoi duke iu drejtuar mjekëve të paskrupull të cilët e shihnin Perry-n si një mënyrë të shpejtë për të fituar para, shtoi ajo, duke i shitur aktorit një shishe ketaminë me vlerën 2 mijë dollarë për një shishe, ndonëse ajo kushtonte vetëm 12 dollarë.
Martin Estrada, Prokurori i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë, u shpreh se ndër gjërat e gjetura gjatë kontrollit ishin 80 shishe me ketaminë, si dhe kokainë dhe pilula.
Të pandehurit kanë përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar drogës, si “Doctor Pepper” dhe “kanaçe”.
Aktori Mattheë Perry, i cili u bë i famshëm në këtë serial, u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxheles, në fund të tetorit të vitit të kaluar.



