Katër persona të maskuar sulmojnë me molotov televizionin “SKAI” në Greqi

Katër persona të maskuar sulmojnë me molotov televizionin “SKAI” në Greqi

Katër persona të maskuar sot në mëngjes kanë sulmuar me molotov televizionin grek “SKAI”.

Mediat greke shkruajnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku katër persona të maskuar me kapuç sulmuan me molotov mjediset e televizionit “SKAI” në Faliro dhe u zhdukën.

Katër persona të maskuar po lëviznin përreth murit rrethues të ndërtesës, në pjesën perëndimore, ku dhe hodhën disa molotov dhe më pas u larguan, fatmirësisht ata nuk shkaktuan dëme serioze”, shkruan Protothema.

Mësohet se pas sulmit, rojet e televizionit, kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa në vendngjarje mbërriten edhe forca të shumta zjarrëfikëse.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e sulmit, si dhe ka vazhduar kontrollet për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.

Në emisionin e mëngjesit “Kalimera” në SKAI, gazetari Giorgos Avtias, tha: Ne jemi mirë të gjithë dhe televizioni do të vazhdojë normalisht me programet e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy