
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vend.
Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,132 testime dhe kanë rezultuar pozitive 73 qytetarë, dhe asnjë humbje jete. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 411 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.



