Tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit, disa konkluzione kundërthënëse

Tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit, disa konkluzione kundërthënëse

Tërmeti i së martës, më i fortë se ai i 21 shtatorit, në Tiranë pati më pak pasoja. Në një postim në Facebook, profesori i inxhinierisë sizmike në Universitetin Politeknik, Markel Baballëku, bën një krahasim të dy tërmeteve dhe pasojave që sollën ato në Tiranë dhe Durrës. Sa u përket ndërtimeve, Baballëku thotë se përkundër pritshmërive, ato me parafabrikat i rezistuan mirë tërmetit.

Natyra kaotike e tërmetit, thellësia e vatrës dhe mjedisi ku udhëtojnë valët e tij nuk lë vend për shumë mundësi për vendosjen e një varësie të mirëcaktuar të ngjarjeve sizmike me pasojat sipërfaqësore në zona të ndryshme.

Disa përfundime paraprake që mund të interpretohen kundërthënëse:

1-) Tërmeti i shtatorit goditi një kategori ndërtesash më fort në Tiranë (0.18g) sesa në Durrës (0.12g), ndonëse vatra e tërmetit ishte më pranë Durrësit;

2-) Tërmeti i sotëm (0.12g) solli pasoja ndërtimore në Tiranë kryesisht më pak sesa tërmeti i shtatorit (0.18g), ndonëse kishte magnitudë më të lartë (6.4>5.6) dhe se ndjesia e banorëve ishte e kundërt;

3-) Ngjarjet sizmike me magnitudë të madhe (5.6 9/21 dhe 6.4 11/26) nuk janë të zakonshme të ndodhin pranë njëra-tjetrës;

4-) Lidhja e intensitetit (pasojat në sipërfaqe) me fuqinë e tërmetit (magnituda) nuk vlen plotësisht për interpretime kur ndërtesat projektohen me kushte të ndryshme projektimi. Magnituda 6.4 dhe intensiteti përkatës 9 ballë, shërben pjesërisht vetëm për epiqendrën e tërmetit;

Dhe një pikë për ndërtesat....

5-) Disa ndërtime në Durrës, ndonëse me disa kate shtesë, kanë përballuar të dyja ngjarjet sizmike. Ndërtesat parafabrikat, përkundrejt pritshmërive, kanë përballuar mirë tërmetin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy