Një person i shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-të dashurës, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, uniformat blu të Fierit, arrestuan këtë të diel, të shpallurin në kërkim Robert Bego, 42 vjeç, banues në Hamil, Fier.
Ndaj 42-vjeçarit, Gjykata e Tiranës më 23 nëntor 2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.
Bego iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.



