OFL vendos sekuestro për 9 automjete

OFL vendos sekuestro për 9 automjete

Operacioni Forca e Ligjit i është kthyer aksioneve me veprime konkrete në terren pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Për rrjedhojë, OFL në kushtet e emergjencës, ka vendosur në sekuestro 9 automjete dhe një pasaportë për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;

Ndërkohë, në kuadër të  “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit, për një afat 6-mujor, një shtetasi, banues në Lezhë.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy