“Streha” u kodua një operacion i policisë së Kurbinit gjatë të cilit u arrestua një 62-vjeçar në fshatin Vinjoll, të cilit iu gjet 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjatë operacionit, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e Bektash Zenelit, në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Zeneli u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



