Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ngritët aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ngritët aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve

Sot bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Për këtë sulm terrorist, Prokuroria Speciale  ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Në bazë të aktakuzës thuhet se aktakuza i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas dokumentit prej 158 faqesh, Millan Radoiçiç ngarkohet edhe me lehtësim dhe financim të kryerjes së terrorizmit dhe shpëlarje të parave, ndërsa Radulle Steviç dhe personi juridik RAD D.O.O. vetëm me shpëlarje të parave.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.

Në aktakuzë, Millan Radoiçiç cilësohet si “kreu i grupit terrorist”, i cili bashkë me pjesëmarrësit tjerë, më 24 shtator, 2023, në orën 01:00, pasi që kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë dhe pastaj janë fshehur, kanë sulmuar zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët kanë shkuar për t’i hequr kamionët dhe për të liruar rrugën.

Me këtë rast është vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku, është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti, dhe janë lënduar zyrtarët tjerë policorë: Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi.

Në aktakuzë thuhet se ata kanë qenë “të trajnuar në mënyrë profesionale” dhe se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia “përmes rrugëve malore“ dhe me dhjetëra vetura, “disa prej tyre të blinduara dhe të mbushura me armë të rënda, municion, raketahedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake”.

Qeveria e Kosovës ndërkaq ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217, segmenti Ballaban-Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ky vendim vjen në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy