Një fenomen i pazakontë si pasojë e të ftohtit, ka ndodhur në rrjetin elektrik në Pukë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, OSHEE ka publikuar disa foto ku duken shtyllat e tensionit të cilat janë mbërthyer nga akulli.
Sipas OSHEE-së, ky është një fenomen që nuk ndodhte prej 30 vitesh.
"Pasojat e motit mbi rrjetin elektrik në Pukë, fenomen që nuk ndodhte prej 30 vitesh",- shkruhet në postim.

Siç është paralajmëruar sot dhe në ditët në vijim temperaturat do të jenë nën 0. Akulli shkakton jo pak probleme në shtyllat e shpërndarjes së energjisë.



