Vidhnin nëpër biznese, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Vidhnin nëpër biznese, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim dy të tjerë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një personi, i cili akuzohet për vjedhje ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.

Mësohet se këta persona kanë vjedhur disa herë në lokalet e zonës së Kamzës.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Sekuestrohen 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të ndryshme të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Përsëritësit” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasi:

– K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;

* Më datë 01.02.2022, në rrugën “Berisha” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;

* Më datë 03.02.2022, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;

* Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy