Policia ka arrestuar në Kukës B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç pasi u kapën duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Po ashtu janë shpallur në kërkim Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



