Goditën punonjësit e policisë pasi po gjobiteshin, arrestohen 3 persona në Bulqizë

Goditën punonjësit e policisë pasi po gjobiteshin, arrestohen 3 persona në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 3 persona pasi kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup pasi po i vendosnin gjobë pasi kishin parkuar në pedonalen e qytetit.  

Në prangat e policisë kanë rënë E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç dhe mbi ta rëndon akuza Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Po Policia është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur dyert dhe dritaret e një ndërtese në fshatin Peladhi, Bulqizë, në pronësi të një banori të këtij fshati.

Njoftimi i policisë: Bulqizë/ Vijon puna intensive për goditjen e paligjshmërive, në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre.

Goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale, pasi shërbimet i kishin konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, vihen në pranga 3 shtetas.

Evidentohet dhe goditet edhe një rast i vjedhjes, pas ndjekjes nga Policia, vihet në pranga 29-vjeçari.

Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshem të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Po nga këto struktura është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur dyert dhe dritaret e një ndërtese në fshatin Peladhi, Bulqizë, në pronësi të një banori të këtij fshati. 29-vjeçari, pas kryerjes së vjedhjes, ka tentuar të largohet me automjetin e tij. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy