Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, ka vdekur një person në Spitalin e Gjakovës.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe, nga 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy