Vjedhje, dhunë në familje dhe drogë/ 4 në pranga, një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Vjedhje, dhunë në familje dhe drogë/ 4 në pranga, një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Policia e Elbasanit vuri në pranga 4 persona, dhe procedoi në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasit F. P., 33 vjeç dhe S. H., 45 vjeçe, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në servisin në pronësi të shtetasit B. D. Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. T., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy