Vrau ish-bashkëshorten, gjykata vendos “arrest me burg” për Elton Metaj (VIDEO)

Vrau ish-bashkëshorten, gjykata vendos “arrest me burg” për Elton Metaj (VIDEO)

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metaj, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj.

Gjatë seancës ai është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka pranuar që ka kryer krimin, teksa ka theksuar se vjehrri i ka bërë presion gjatë gjithë kohës duke e kërcënuar se do ta vrasë. 

E doja vajzën, por e bëra për shkak të kërcënimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit duke më thënë vazhdimisht se do të më vrasë. Armën e bleva për vetëmbrojtje.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ai ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Metaj shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Ndërkohë, në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjeçari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, 'dhunë në familje', 'kundërshtim të forcave të policisë' dhe 'armëmbajtje pa leje'.

Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy