Gjobiten me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 3 lokaleve në Shkodër, pasi organizuan ceremoni festive duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, citohet nga deklarata.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



