
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se pëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, pasi po transportonte me mjetin e tij tip “Benz” 4 emigrantë drjet Tiranës.
Mësohet se ai i kishte premtuar këtyre shtetasve kalimin drejt vendeve të BE-së.
"Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



