Athinë, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptar

Athinë, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptar

Një tjetër shqiptar në Athinë është ekzekutuar me armë zjarri.

Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat thonë  se ngjarja e rëndë është shënuar mesnatën e së shtunës.

Viktima është 33 vjeç, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen të ditura.

Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”, duke marrë plagë të rënda në shpinë.

Ai u transportua në spital, pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit, por nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë aty.

Ende nuk dihet nëse ka qenë një apo disa autorë për vrasjen e të riut shqiptar, të cilët janë ende në arrati, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy