Gazetari Sokol Bregu shkarkimin e Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, nuk e sheh të lidhur me protestën e opozitës.
Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai e sheh si “prerje” të lidhjeve të Ergys Agasit.
Shkarkimi nuk kishte lidhje me protestën dhe mos marrjen e masave me vilën 31. Kishte disa ditë që kishin mosmarrëveshje me njeri tjetrin. Edi Rama është një njeri që drejtorët e policisë i njeh pak.
Të jep mbështetje për shumë kohë, por kur ia prish qejfin të heq brenda ditës. Unë mendoj se është lodhur shumë kësaj radhe dhe do e lërë shumë gjatë drejtorin e ri të policisë.
Në kohën e Ramës janë ndërruar shtatë drejtorë policie deri tani. Ilir Proda kishte lidhje me Ergys Agasin dhe Rama po i shkëput çdo lidhje. Rama hoqi njerëzit që i kishte emëruar atje Ergys Agasi.



